Motosport

Leklerk shijon momentin magjik: Ferrari një bishë! Red Bull-in e prisja më afër

Gazeta Si – Piloti francez i Ferrarit e ka shijuar shumë triumfin në garën e Australisë. Sipas tij, në atë garë u kontrollua mjaft mirë avantazhi dhe makinat e skuderisë italiane kaluan me sukses një provë të vështirë.

“Jemi ende në fillim të kampionatit dhe të mendosh për titullin është e vështirë, por duhet pranuar se makina është shumë e fortë dhe e qëndrueshme. Në këtë start të sezonit kemi qenë në lartësinë e duhur dhe duke vazhduar kështu do të kemi mundësi të fitojmë dhe të kthejmë buzëqeshjen pas shumë vitesh zhgënjim. Sot Ferrari është një bishë!” – ka thënë Sharl Leklerk pas fitores në Melburn.

Francezi ka dominuar garat e para dhe nuk mund të ëndërronte një fillim më të mirë. Leklerk e di mirë që duhet përqendrim maksimal, sepse ka ende punë për të bërë. “Ishte gara e parë ku ne kemi kontrolluar avantazhin, – thekson më tej piloti që kryeson renditjen me 71 pikë. – Në hapin e garës ishim shumë të fortë, gomat mbajtën mirë dhe ne i administruam si duhet.

Me ‘Safety Car’ në pistë pata pak siklet në kthesën e fundit. Mendova se do të ishte e vështirë për të ruajtur vendin e parë, por ia dola dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sinqerisht, prisja që Red Bull-i do të ishte më afër nesh, por e përsëris, makina jonë ishte bishë. Bëja gjithçka që doja dhe gomat u administruan në mënyrë perfekte. Duhet vetëm të shohim momentin e rinisjes pas ‘Safety Car’. Ishte një garë shumë e mirë”.

Klasifikimi pas 3 garash
Pilotët:
1.Leklerk 71 pikë
2.Rasëll 37
3.Sainz 33
4.Perez 30
5.Hemilton 28
6.Vershtapen 25
7.Okon 20
8.Norris 16
9.Magnusen 12
10.Botas 12

Konstruktorët:
1.Ferrari 104 pikë
2.Mercedes 65
3.Red Bull 55
4.MekLaren 24
5.Alpine 22
6.Alfa Romeo 13
7.Has 12
8.Alfa Tauri 10
9.Uilliams 1
10.Aston Martin 0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë