Motosport

Leklerk reziston dhe fiton në Austri, Ferrari i Sainz në flakë

Gazeta Si – Në Çmimin e Madh të Spielberg në Austri ka fituar francezi Sharl Leklerk, i cili ka dalë përpara kampionit Mak Versahtapen. Në pod edhe anglezi Ljuis Hemilton.

Shtatë ditë pas fitores së Sainz në Silverston, Ferrari ka përsëritur suksesin në Austri, por këtë herë me Leklerk. Francezi ka regjistruar kështu fitoren e tretë në këtë Botëror.

Ishte një garë e fortë, ku piloti i Ferrarit u tregua vërtet stoik. Leklerk rezistoi në fundin e garës, ku pati edhe një problem teknik në makinë.

Vendi i dytë i ka takuar kampionit në fuqi Maks Vershtapen, kurse Ljuis Hemilton ka plotësuar podin e garës së 11-të të Botërorit 2022.

Edhe në këtë garë ka pasur momente frike. Gara e Karlos Sainz u mbyll 14 xhiro para fundit, pasi spanjolli u tradhëtua nga makina e tij F1-75, që mori flakë. Fatmirësith, nuk pati probleme shëndetësore për Sainz.

Makina e Sinz ne flake. Gazeta Si, 10 korrik 2022

Në vend të katërt ka dalë Xhor Rasëll me makinën tjetër Mercedes. Pas tij kanë kaluar finishin Esteban Okon dhe Mik Shumaker.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë