Motosport

Leklerk niset i pari në Francë, betejë me dy makinat Red Bull

Gazeta Si – Në kualifikueset e Le Castellet, piloti i Ferrarit arriti kohën më të mirë. Leklerk shfrytëzoi edhe hapësirën që i la Sainz, i cili u vu në dispozicion të shokut të skuadrës. Sainz niset nga fundi të dielën, për shkak të ndërrimit të ‘poëer unit’. Vendi ni 4-t për Ljuis Hemilton.

Leklerk pas ‘pole position’. Gazeta Si, 23 korrik 2022

Një punë e madhe skuadre dhe ‘pole position’ në Çmimin e Madh të Francës për Sharl Leklerk. Me ndihmën e Sainz, francezi ka arritur ‘pole’-n e 7-të sezonit, pas atyre në Bahrein, Australi, Majemi, Spanjë, Monako dhe Azerbajxhan.

Kohën e dytë më të mirë e arriti Red Bull-i, me Maks Vershtapen. Në garën e nesërme Leklerk do të jetë i vetëm kundër dy makinave Red Bull, pasi vendi i tretë i ka takuar Serxhio Perez.

Ferrari nuk mund të kërkonte më shumë për të përballuar këtë garë të 12-të të Botërorit, vendimtare për objektivin dhe rikuperimin e pikëve të tjera në klasifikim. Karlos Sainz, përveç çentralinos, ka zëvendësuar edhe pjesën endotermike, MGU-H, MGU-K dhe turbon.

Të njëjtat ndërrime ka bërë edhe Hasi i Kevin Magnusen. Spanjolli dhe danezi janë kështu të detyruar të nisen nga pjesa e fundit e rreshtimit në garën e së dielës.

Në më shumë se 53 gradë temperaturë që do të ketë asfalti, nesër do të fitojë ai që do të arrijë të konsumojë më pak gomat dhe që do të shtyjë më fort me të mesmet dhe me të fortat.

Rreshtimi i makinave në nisje për Çmimin e Madh të Francës:
Leklerk (Ferrari)-Vershtapen (Red Bull)
Perez (Red Bull)-Hemilton (Mercedes)
Norris (MekLaren)-Rasëll (Mercedes)
Alonso (Alpine)-Tsunoda (AlphaTauri)
Riçardo (MekLaren)-Okon (Alpine)
Botas (Alfa Romeo)-Fetel (Aston Martin)
Albon (Uilliams)-Gasli (AlphaTauri)
Stroll (Aston Martin)-Zhou (Alfa Romeo)
Shumaker (Has)-Latifi (Uilliams)
Sainz (Ferrari)-Magnusen (Has)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë