Gazeta Si – Francezi i Ferrarit ka regjistruar kohën më të mirë dhe të dielën do të niset i pari në Baku. Pas tij dy pilotët e Red Bull-it, Sainz, Hemilton dhe Alonso.
Sharl Leklerk është me fat në Baku. Ai ka arritur sot në Azerbajxhan ‘pole position’ e tretë radhazi në pistën pranë Detit Kaspik. Duket se francezi ka një lloj dashurie për cirkuitet në qytet, ndoshta ngaqë është rritur në Montekarlo.
QUALIFYING CLASSIFICATION
— Formula 1 (@F1) April 28, 2023
What a session! 🤩#AzerbaijanGP #F1 pic.twitter.com/CBs0CXrFcT
Një reagim i mirë nga Ferrari dhe Leklerk, në një moment të vështirë. Piloti francez arriti ‘pole position’ numër 19 në karrierë, dukë lënë pas dy makinat Red Bull të Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez. Ferrari SF-23 është dukur më bindës në krahasim me garat e mëparshme të sezonit.
Shpresat janë që skuderia italiane të ketë gjetur kiminë e duhur për këtë fundjavë. Karlos Sainz do të niset nga vendi i 4-t, para Mercedesit të Ljuis Hemilton. Në vend të 6-të Fernando Alonso me Aston Martin, sot jo brilant si zakonisht.
Duket se kanë dhënë rezultate të mira zhvillimet e fundit te MekLaren, që ka zënë vendin e 7-të me Lando Norris dhe të 10-in me Oskar Piastrin. Të shtunën gara Sprint dhe të dielën gara zyrtare e Azerbajxhanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



