Gazeta Si – “Makinat Red Bull janë ende të një kategorie tjetër në garë. U nisa mirë në Baku, por nuk kisha mundësi të rezistoja në krye, ata kishin ritëm më të lartë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të përmirësohemi sa më shumë.
Diferenca është ende shumë e madhe dhe besoj se makinat Red Bull nuk kanë dhënë maksimumin. Alonso tentoi, por e njoh: e dija që do t’i kursente gomat në pjesën e parë të garës, për të shtyrë më fort në fund dhe atëherë këtë gjë bëra edhe unë”, – ka thënë piloti francez i Ferrarit pas Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, ku ai zuri vendin e 3-të.

Një gjysmë buzëqeshje për Leklerk, që sheh një hendek të madh mes Ferrarit dhe Red Bull-it. “Vazhdoj të besoj, kjo garë tregoi se kemi bërë ndonjë hap të vogël përpara. Megjithatë, duhen hapa gjigantë për të luftuar me Red Bull-in, pa harruar që edhe Aston Martin është përpara nesh.
Në Baku kemi bërë gjithçka në perfeksion, por nuk mjaftoi. Nuk jemi mjaftueshëm të shpejtë: duke marrë pak më shumë rrezik në çdo xhiro mund të bëhet diferenca. Mbetet ende shumë për të bërë dhe nuk e di a do të mjaftojë për ta ngushtuar diferencën me rivalët”, – ka shtuar më tej Leklerk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



