3 policë dhe 1 doganier janë arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pasi kanë lejuar kamionin me drogë të kalonte në Malin e Zi.
Përmes një njoftimi, AMP thotë se ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’.
Ndalimi i tyre vjen pasi një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Shqipëria nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi brenda tij është gjetur një sasi prej 442 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.
Punonjësit e ndaluar janë: L. Ç.,F.H., T.M dhe S.E.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.