Ka ndodhur

Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, në pranga polici dhe doganieri në Korçë

Një punonjës policie dhe një doganier kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë lejuar në doganë që të kalonin mallra kontrabandë.

SHÇBA bën me dije se në aksin rrugor Dogana-Goricë – fshati Gollomboç, u bë kapja në flagrancë e V.N., drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, ku janë gjetur mallrat kontrabandë.

Më tej pas hetimeve, u arrestuan në flagrancë: N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”; dhe P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N., është paraqitur në hyrje të territorit shqiptar, punonjësi i policisë J.H., në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P.M., kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë, duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA

Po ashtu, është proceduar dhe punonjësi i policisë, inspektori E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë