Ka ndodhur

Lejuan dëmtimin e zonave të mbrojtura në Butrint e Ksamil, 2 zyrtarë në burg, nën hetim 3 të tjerë

Dy zyrtarë të zonave të Mbrojtura në Vlorë janë arrestuar nga policia, ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim penal, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura në Butrint, te Pema e Thatë e te Laguna.

Në pranga ka rënë Çane Aliaj, inspektor i Zonave të Mbrojtura në Butrint si dhe Sokol Xhyheri inspektor në Ksamil.

Ndërkohë nën hetim janë vënë Nexhip Hysolakoj, Drejtor i Agjencisë Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Nertil Cumani, inspektor i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit. 

Po ashtu nën hetim është vënë edhe Besian Koçi Inspektor i IVMT-së në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë