Kombetarja

Legjionarët/ Kamberi kthehet në Skoci, ndryshon ekip edhe Bullari

Jo vetëm Armando Sadiku, edhe disa lojtarë të tjerë kuqezi kanë ndryshuar skuadër në merkaton e janarit. Florian Kamberi, pas një periudhe të shkurtër në Zvicër, është kthyer në Skoci, aty ku ra në sy me paraqitjen e bërë te Gllasgou Rejnxhërs, nën drejtimin e Stiven Xherard.
Komberi nuk mundi të linte gjurmë te St Galeni në Zvicër, ku pati pak hapësirë, ndaj dhe ka kaluar tek Aberdini, në kampionatin skocez.

Aberdini i uron mirëseardhjen Kamberit. Gazeta Si, 2 shkurt 2021

Sulmuesi i Kombëtares do të luajë me këtë skuadër në formë huazimi deri në fund të sezonit. Nëse 25-vjeçari do të ketë një aktivizim të rregullt dhe do të kapë formën e duhur, mund të bëjë pjesë në planet e trajnerit Reja për kualifikueset e Botërorit.

Një tjetër sulmues kuqezi që ka ndryshuar skuadër është Emiliano Bullari. Ai ka kaluar tek Atromitosi, duke ndryshuar kështu vetëm skuadrën dhe jo kampionatin. Futbollisti 19-vjeçar, i rritur tek Olimpiakosi, deri tani ka luajtur me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ku ka spikatur edhe golashënues. Bullari është një kandidat kryesor për Kombëtaren A dhe me kalimin tek Atromitosi ai do të ketë një aktivizim më të rregullt.

Atromitosi prezanton Bullarin. Gazeta Si, 2 shkurt 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë