Futboll

Legjenda angleze kundër VAR-it: Njerëzit s’do shkojnë më në stadium

Gazeta Si – Minutat e fundit, madje sekondat e fundit të xhiros së 5-të në grupet e Championsit mund të mbeten në histori si …zona VAR, me episode tëe çuditshme mes Madridit dhe Londrës. Në dy ndeshje shumë të rëndësishme për kaulifikimin, teknologjia ka marrë vendime, kur kronometri e kishte kaluar edhe kohën shtesë.

Në Madrid, me ndeshje të përfunduar, u dha një penallti për Atletikon, që u humb nga ‘Colchoneros’ dhe ata u eliminuan. Në Londër polemikat nuk kanë fund për golin e anuluar të Herri Kejn pak sekonda para vërshëllimës përfundimtare.

Glen Hodell, ish-trajner i Anglise. Gazeta Si, 27 tetor 2022

Goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje të sulmuesit anglez. Konte është tërbuar, por nuk është i vetmi. Anglezët kanë kontestime për VAR-in dhe ajo që ndodhi nuk i ka pëlqyer as legjendës Glen Hodëll.

Ish-lojtari i Totenhemit dhe ish-trajneri i Anglisë, në studion e ‘BTSport’ u shpreh: “Jam menduar shumë dhe gjykoj se njerëzit do të heqin dorë nga të shkuarit në stadium. Si lojtar do të festosh një gol dhe si tifoz do të festosh një gol.

Por sot, kur topi shkon në rrjetë, lojtarët mendojnë ‘jo, nuk mund të festojmë, duhet të presim’. Dhe kjo i heq futbollit gjithçka që ne duam kaq shumë nga ky sport”.

Më tej Hodëll shton: “Nëse vazhdohet kështu, njerëzit nuk do të shkojnë më në stadium, do t’i shoihin ndeshjet në televizor. Ne nuk duam që kjo gjë të ndodhë, kemi nevojë për atmosferën. Në stadium njerëzit festojnë, pastaj duhet të presin. Sa? Katër minuta? Kjo i heq diçka futbollit, e bën të keq, heq gëzimin e të parit të skuadrës tënde që shënon.

Nuk flas vetëm për Totenhemin, ndodh në të gjitha ndeshjet dhe do ndodhë sërish”. Ish-trajnerit të Anglisë, ashtu si dhe shumë të tjërëve, VAR-i nuk i pqëlqen fare. Dhe nëse Konte kërkonte një aleat me peshë në polemikat pas ndeshjes, e ka gjetur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë