Gazeta Si – Kreu i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë Gentian Malotaj dhe një zyrtar tjetër, janë pezulluar nga detura për shkak se akuzohen për legalizimin e një pallati në shkelje të ligjit.
Malotaj, së bashku me përgjegjësin e legalizimeve Artur Shabaku, janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Në kuadër të këtij hetimi, prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkesë që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunes në Shëngjjn në kundërshtim me ligjin.
Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa pak ditë më parë u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e “Ranës e së Hedhun” në Shëngjin.
Pezullimi i tyre, vjen pak kohë pasi 11 punonjës po ashtu u pezulluan nga detyra 11 punonjës të tjerë të Kadastrës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




