Drejtësia

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e Kadastrës

Gazeta Si – GJKKO ka liruar nga qelia ish-zyrtarin e Kadastrës Ylli Baruti, i akuzuar për legalizim të pronave për të siguruar vota në Sauk para zgjedhjeve të vitit 2019.

Baruti ishte dënuar fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por më pas përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për të vuajtur 1 vit në qeli.

Po gjykata vendosi këtë të martë pezullimin e ekzekutimit të dënimit duke e kthyer dënimin në shërbim prove prej 2 vitesh.

Baruti dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, ka konsumuar elementë të veprës penal të korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ai dyshohet se prenotonte legalizime banesash dhe punësime të personave në këmbim të votave.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me njëri tjetrin, Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa shtetas, sipas përgjimeve të bisedave telefonike.

Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve, si  për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut.

Ndërsa Alqi Hajdini, jurist dhe Ylli Baruti, në rolin e sekserit, nëpërmjet pranimit të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë