Drejtësia

Lefter Koka mbetet në burg, Apeli i GJKKO i refuzon lirinë

Gazeta Si – Apeli i Posaçëm ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli la të pandryshuar vendimin e 24 tetorit të Shkallës së Parë, duke konfirmuar mbajtjen në qeli të ish-ministrit, për llogari të akuzave ndaj tij për inceneratorin e Fierit

Koka, i shpallur fajtor dhe i dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.

Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim.

Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. Ai qëndron në qeli prej dhjetorit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë