Drejtësia

Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokatët: Nuk ka pse të jetë i penduar

Gazeta Si - Një ditë para shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO-së, ku kërkon një masë më të butë sigurie, avokatët e Lefter Kokës, mohojnë që ish-ministri të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë.

I pyetur nga mediat, njëri prej tyre u shpreh se Koka nuk ka pse bëhet bashkëpunëtor. Sipas tij, ai nuk ka përgjegjësi për atë që akuzohet.

“Ju po kërkoni një bashkëpunëtor të drejtësisë në caktimin e masës së parë. Ai nuk ka pse pendohet, sepse bashkëpunëtori tregon përgjegjësi për veten dhe të tjerët, por ai nuk ka pse bashkëpunon për këtë rast. Ai është bashkëpunëtor për të dhënë shpjegime”.

LEXO EDHE:
- Lefter Koka, mbi 3 orë dëshmi para SPAK-ut: Kam zbatuar ligjin, kompanitë për Fierin nuk i njoh
- Si fitoi miliona Lefter Koka përmes kompanisë së vëllait. Të gjithë blenë sheqer, njëri prej tyre i pagoi qiranë ish-ministrit

Avokati tjetër i Kokës, tha se klientit të tij i është dhënë një masë e dytë sigurie kur dy masat duhej t’i ishin bashkuar në një.

Ai tha se kushtet janë lehtësuar dhe se ish-ministri nuk ka rrezik për përsëritje të asaj për të cilën akuzohet.

Sipas tij, edhe rreziku i arratisjes është inekzistent. “Nuk kemi një ekspertim nga ana e prokurorisë për korrupsionin e pretenduar. Rreziku i ikjes është inekzistent dhe rreziku i kryerjes së të njëjtës gjë nuk ekziston sepse ai nuk është më ministër”.

Avokatët mbrojtës të Kokës, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë këtë të martë.

Shpallja e vendimit nga Apeli i GJKKO-së është caktuar të mërkurën (18 maj) në orën 10:00.

Ata kërkuan një masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Koka akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

Më 15 prill për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Në SPAK, Koka tha se ka ndjekur ligjin që i takon prokurorimeve. Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë tranziti për transfertat e parave.

“Unë nuk kam asnjë një lidhje me kompaninë në fjalë ka deklaruar ai  dhe kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë.”

I pyetur për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit ai ka thënë: Nuk kisha si ta dija pasi isha Ministër i Mjedisi.

Koka i kërkoi SPAK të kryente hetime në inceneratorin e Fierit pasi është aty.

Për çështjen e inceneratorëve, është në burg edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe administratorët e inceneratorve të Fierit e Elbasanit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. Nga sistemit TIMS, të dy rezultojnë se ndodhen jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë