Drejtësia

Ledina Riza zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Gazeta Si – Ledina Riza është zgjedhur me 113 vota pro anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidoi përballë Etion Kapos.

Në këtë mënyrë, ajo është anëtarja e 11-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në votim morën pjesë 200 prokurorë.

Riza mori 113 vota, Kapo mori 83 vota ndërsa 4 të tjera u cilësuan të pavlefshme.

Votimi u mbajt në godinën e Polit të Drejtësisë ku u mblodh Asambleja e Prokurorëve. 

Ndërkohë nga hapja e garës për kreun e ri të SPAK ende s’është paraqitur asnjë kandidaturë pranë KLP-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë