Gazeta Si – Kampioni i Lejkërsave ka konfirmuar se nuk ka në plan të tërhiqet nga basketbolli i luajtur. LeBron Xhejms është 38 vjeç, por për të nuk janë shumë.
Gjatë një ceremonie të marrjes së një çmimi nga ‘Espn’, ylli i NBA-së ka pohuar se nuk e mendon tërheqjen për momentin. “Nuk më intereson se sa pikë të tjera do të shënoj dhe çfarë do të jem në gjendje të bëj në fushë. Pyetja që i bëj vetes është: a mund të luaj ende pa problem? Dita kur nuk mund të jap më asgjë do të shënojë fundin e karrierës sime. Djema, jeni me fat që ajo ditë nuk është sot. Kam ende shumë për të dhënë”, – ka thënë Xhejms.
Në fund të majit, pas eliminimit të Lejkërsave në finalen e Western Conference nga Denver (4-0), LeBron Xhejms la dyshime për të ardhmen si lojtar, por ai zhgënjim tashmë është lënë pas krahëve.
Ai ka një kontratë me Lejkërsat deri në 2025-ës dhe është i impenjuar për të ndjekur nga afër rritjen e djemve të tij, veçanërisht të 18-vjeçarit Broni, që sezonin e ri do të luajë në Ncaa me skuadrën e kolegjit të Kalifornisë.
Të stërvitë djemtë e tij e ndihmon të mbajë gjallë entuziazmin, siç ka pohuar vetë LeBron: ”Çfarë më shtyn ende çdo vit? Të shoh dhe të stërvis djemtë e mi dhe skuadrat e tyre. Janë motivi për të cilin vazhdoj të luajë ende këtë sport kaq të bukur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.