Gazeta Si – Ylli i Los Anxheles Lejëkrs ka kaluar Karim-Abdul Xhabar në renditjen e pikshënuesve më të mirë të historisë së basketbollit amerikan. Në ndeshjen ndaj Oklahoma Sitit ai realizoi 38 pikë, 7 ribaunde dhe dha 3 asiste. Me 38.390 pikë është ai rekordmeni i pikëve të shënuara në NBA.
Mision i përmbushur për basketbollistin e njohur. Në një mbrëmje që të apasionuarit e basketbollit e prisnin me ankth, LeBron Xhejms kaloi legjendarin Karim-Abdul Xhabar, me të cilin pozoi pas ndeshjes. Vështirë që ky rekord të thyhet nga dikush tjetër në të ardhmen.
LeBron u bë zyrtarisht ‘top-scorer’-i i ri i NBA-së me 8.390 pikë. E ka arritur këtë në 20 vjet karrierë dhe 1410 ndeshje në total. Mbretit Xhejms i mjaftonin 36 pikë që të kalonte Karim-Abdul Xhabarin dhe ai realizoi 38.
Ishte një mbrëmje thuajse perfekte për lojtarin, por mungoi fitorja, sepse Lejkërsat u mundën nga Oklahoma Siti me rezultatin 133-130. Rënduan gabimet në mbrojtje te Los Anxheles, që nuk arriti të bllokonte një Shai Gilgeous-Aleksander të papërmbajtshëm, autor i 30 pikëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.