Lojëra me Dore

LeBron Xhejms në gjurmët e Xhordanit, zbulohen imazhet e para të “Space Jam”

“Nuk jeni gati për këtë skuadër”. LeBron Xhejms me fanellën blu dhe portokalli të “Tune Squad”, shfaqet ndërsa diskuton me Titi për skemat e lojës në parket. Janë imazhet e para të “Space Jam – A New Legacy”, filmit me LeBron Xhejms, Bags Banin dhe heronjtë e tjerë të “Looney Tunes”, që do të dalë më 16 korrik.

I ka zbuluar eskluzivisht e përjavshmja “Entertainment Weekly”, i ka postuar më pas në rrjetet sociale edhe vetë Xhejms, i cili kthehet në ekranin e madh pas eksperiencës së 2015-ës te “Treinwreck”. Këtë herë ai do të jetë protagonist absolut i kapitullit të ri të filmit që u bë kult në vitin 1995 me Majkëll Xhordanin protagonist, ish-basketbollistitn e famshëm.

“Nuk është një vazhdim, por një film krejtësisht i ri”, – ka përsëritur shpesh LeBron Xhejms. Pas bisedimeve me “Warner Bros”, ai pranoi rolin. Xhordan luajti rolin e tij si ikonë globale, duke marrë pjesë në filmin që pati një sukses planetar. Edhe LeBron synon të bëjë të njëjtën gjë.

Pritshmëritë për këtë film të ri janë të mëdha. Si në filmin e parë, në krah të protagonistit LeBron do të jenë të tjerë yje të NBA-së, duke filluar me Antoni Devis, për të vazhduar me Damian Lilard dhe Klei Tompson. Xhirimet janë përfunduar në verën e 2019-ës, ndërkohë që është përdorur edhe vila e fansit të NBA-së, Xhimi Goldstein, në kodrat e Hollivudit.

Lola Bani dhe Xhejms në një nga imazhet e “Space Jam”. Gazeta Si, 4 mars 2021

LeBron, me “Space Jam”-in e ri, synon të krijojë një identitet tërësisht të vetin dhe jo të marrë “trashëgiminë” e Xhordanit. Ai do të krijojë një histori të re të shkruar posaçërisht për të. Vetëm shokët e skuadrës do të jenë po ata që ka pasur edhe Xhordan, Bags Bani me shokë. Objektivi është po ai, të argëtojë njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë