Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur LeBron James kaloi Kareem Abdul-Jabbar si Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA. Rekord që llogarit pikët në sezonin e rregullt dhe LeBron vazhdon ta rrisë në total. Të martën në mbrëmje King James ja doli të futej në klubin 50000.
Pas 3 pikëshit ndaj Zion Williamson në fitoren e Los Angeles Lakers, 136-115 ndaj New Orleans Pelicans, LeBron u bë i pari lojtar që arriti kuotën e 50000 pikëve në sezonin e rregullt dhe ndeshjet playoff.
Ai shënoi 34 pikë vetëm disa orë pas shpalljes si Lojtari i muajit Shkurt në “Western Conference”. Në moshën 40 vjeçare ai u bë lojtari më i vjetër që shpallet më i miri i muajit. Rekordi i pikëve që ai ka vendosur është i jashtëzakonshëm.

Zyrtarisht 41871 pikë janë shënuar në 1548 ndeshje në sezon të rregullt. Abdul-Jabbar e ndjek në vendin e dytë me 38387 pikë.
Në një tjetër muaj, LeBron ka mundësi të shtojë 8162 pikët e playoff (në 287 ndeshje), me diferencë nga Michael Jordan në vendin e 2 (5987 pikë).
Të kombinuara, 50000 pikët e LeBron, janë më shumë 6000 nga ndjekësi më i afërt. Sezoni i 22 e barazon atë me Vince Carter për jetëgjatësinë në NBA – 7 të fundit me Lakers pas dy periudhave te Cleveland Cavaliers (2003-10 & 2014-18) dhe 5 viteve te Miami Heat (2010-14).
Për shkak të moshës ka pësuar një rënie dhe 4 herë Lojtari më i mirë në NBA, këtë sezon ka mesatarisht 24.9 pikë, 8.0 rebound, 8.5 asists dhe 0.9 topa të rrëmbyer për ndeshje. Ndërsa mesatarja në karrierë është 27.0 pikë, 7.5 rebound, 7.4 asist dhe 1.5 topa të rrëmbyer.

Më shumë pikë në NBA (përfshi ndeshjet Playoff)
1. LeBron James (2003-04 e në vazhdim – 22 sezone) – 50086
2. Kareem Abdul-Jabbar (1969-70 deri në 1988-89, 20 sezone) – 44149
3. Karl Malone (1985-86 deri në 2003-04, 19 sezone) – 41689
4. Kobe Bryant (1996-97 deri në 2015-16, 20 sezone) – 39283
5. Michael Jordan (1984-85 deri në 2002-03, 15 sezone) – 38279
6. Kevin Durant (2007-08 e në vazhdim – 17 sezone) – 35225
7. Dirk Nowitzki (1998-99 deri në 2018-19, 21 sezone) – 35223
8. Wilt Chamberlain (1959-60 deri në 1972-73, 14 sezone) – 35026
9. Shaquille O’Neal (1992-93 deri në 2010-11, 19 sezone) – 33846
10. Tim Duncan (1997-98 deri në 2015-16, 19 sezone) – 31668
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.