Futboll

Leao shënon golin e parë të 2023-shit në Serinë A, Milani fiton në Salerno

Gazeta Si – Milani e ka filluar vitin 2023 me këmbë të mbarë, pasi ka mundur 1-2 Salernitanën në fushën e saj. Ishte ndeshja e parë e këtij viti në Serinë A, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit.

Një pjesë e parë pa histori, me kuqezinjtë zotër të fushës. Në minutën e 10-të Tonali gjeti në thellësi Leaon, i cili kaloi portierin Oçoa dhe zhbllokoi rezultatin. Kaluan vetëm 5 minuta dhe mesfushori italian shënoi edhe golin e dytë për Milanin. Portieri meksikan ndali tentativën e parë të Tonali, por u mposht në të dytën.

Në pjesën e dytë Milanit iu anulua për pozicion jashtë loje një gol i Diaz. Salernitana u kthye në lojë 7 minuta para fundit me golin e Bonacolit, por nuk mundi të merrte pikë në këtë ndeshje. Milani ka bërë detyrën, duke shkuar 5 pikë larg Napolit kryesues, që në mbrëmje luan me Interin.

Rafael Leao është autori i golit të parë të 2023-shit në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë