“Automobile Club de l’Ouest” prezantoi listën me 62 makina pjesëmarrëse për edicionin e 93 të “24 Hours of Le Mans” ku 21 prej tyre janë nga kategoria “Hypercar”. 17 të tjera janë nga kategoria “Le Mans Prototype” dhe 24 nga “Le Mans GT3”. “Hypercar” do të ketë vetëm 2 më pak nga 23 që morën pjesë një vit më parë por me interes pritet “Aston Martin Valkyrie”. Për të parën herë, Cadillac do të prezantohet me “Hertz Team JOTA”, “Action Express Racing” dhe “Wayne Taylor Racing” dhe “Cadillac V-Series.R” që do të ketë Ricky dhe Jordan Taylor në bord. Kjo do të jetë hera e parë që Wayne Taylor do të marrë pjesë në Le Mans, 23 vite pas babait në bordin e “Cadillac Northstar LMP02”. “Action Express’ No. 311 Cadillac” do të drejtohet nga Jack Aitken, Felipe Drugovich dhe Frederik Vesti.

Ndërkohë Felipe Nasr dhe Nick Tandy do të jenë pjesë e pilotëve të “No. 4 Porsche Penske Motorsport 963”. Kampionia në fuqi në “LMP2”, United Autosports do të ketë dy makina me “Acura Meyer Shank Racing” dhe “22 Oreca 07 Gibson”. Colin Braun dhe Tom Blomqvist janë rregjistruar për të garuar me “Nielsen Racing” dhe “CLX Pure Rxcing” respektivisht. “Algarve Pro Racing” do të jetë në pistë pas suksesit në “Asian Le Mans Series”. Ndërsa “Inter Europol” pas vendit të dytë në “European Le Mans Series”. Pjesa tjetër e pjesëmarrësve përbëhet nga skuadra tradicionale si “Proton Competition”, “IDEC Sport”, “TDS Racing”, “VDS Panis Racing”, “AF Corse” dhe “AO by TF Sport”.

Në “Le Mans GT3” pjesa kryesore e skuadrave vijnë nga “World Enduro Championship” dhe vetëm “Kessel Racing” me “Richard Mille AF Corse” janë të vetmet që nuk marrin pjesë në kampionat apo të vijnë nëpërmjet ftesave. “AWA Racing” do të debutojë me Orey Fidani, Lars Kern dhe Matt Bell në bordin e “Chevrolet Corvette Z06 GT3.R”, pas vlerësimit me “Bob Akin Award” në “WeatherTech Championship” një vit më parë. Ndërkohë “Tempesta Racing” do të garojë pas ftesës që morën për vendin e 3 në “GT World Challenge Europe”. Skuadra britanike firmosi një kontratë partneriteti me “Ziggo Sport” dhe makina “No. 193 Ferrari” do të pilotohet nga Jonathan Hui, Chris Froggatt dhe Eddie Cheever III. Custodio Toledo, Lilou Wadoux dhe Riccardo Agostini do të jenë në bordin e “No. 150 Richard Mille Racing AF Corse Ferrari” ndërsa në pritje të pilotit të tretë, “Kessel Racing” ka konfirmuar binomin Takeshi Kimura-Daniel Serra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.