Futboll

‘Le Classique’, më shumë se një ndeshje futbolli

Nga Gazeta Si – Paris Saint-Germain rikthehet në krye të Ligue 1
Kryeqytetasit rekuperuan vendin e parë në tabelën e Ligue 1, duke konfirmuar përsëri dominimin në futbollin francez.

Kampionët në fuqi jo vetëm që po mbrojnë kurorën, por gjithashtu kanë konsoliduar statusin e tyre si fituesit më të fundit të UEFA Champions League.

Duke iu bashkuar Olympique de Marseille si klubet e vetme franceze që kanë fituar trofeun prestigjioz europian.

PSG – Marseille: Një përballje e mbushur me histori dhe krenari
Në “Le Classique”-n e fundit franceze, të zhvilluar në Mars të këtij viti, Paris Saint-Germain mundi Marseille-n 3-1 në “Parc des Princes”.

Kjo fitore jo vetëm që thelloi diferencën mes dy ekipeve, por gjithashtu forcoi hegjemoninë e Parisit në epokën modern.

Një skuadër e udhëhequr nga yjet e rinj dhe stili i tyre dinamik në lojë. Disa muaj më vonë, klubi ngriti edhe trofeun e Champions League.

Herën e fundit që Marseille arriti të triumfonte ishte në Shkurt të vitit 2023 në “Coupe de France”.

“Le Classique” mes PSG dhe Marseille është më shumë se një ndeshje futbolli: është një rivalitet që vë përballë Veriun me Jugun.

Elitat e Parisit me klasën punëtore të Marseille-s, ku në lojë janë krenaria kombëtare dhe prestigji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë