Igli Tare ndihet “i plagosur”, “i ofenduar”, pas 14 vitesh si menaxher duket se është vendosur në një qoshe. Siç raporton “Il Messaggero”, në klubin e Lazios po ndodh një revolucion i vërtetë, me Claudio Lotito, i cili pas muajsh kontaktesh, ka rrëmbyer “po”-në e Angelo Fabianit.
Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por ish-drejtori i Salernitana-s do të jetë koordinator i ekipit të të rinjve dhe i ekipit të femrave të Lazios, sepse vitin e ardhshëm i është premtuar kapërcimi i madh.
Sipas medias italiane, Tare tashmë i ka valixhet në dorë, por presidenti nuk do ta nxjerrë kurrë jashtë, pavarësisht një përplasjeje verbale të shtunën pas darkës. Ai po reflekton nëse do të prishë apo jo marrëdhënien aktuale, edhe sepse marrëdhëniet me Maurizio Sarrin janë në nivelin më të ulët që nga dimri i kaluar. Dhe këtë lëvizje Lotito ia kishte premtuar teknikut.
Për Taren në fakt nuk është hera e parë që diskutohet ndarja me Lacion, pasi për drejtuesin shqiptar më parë ka pasur oferta nga klube të tjera të mëdha, si Milani dhe Interi.
Interesimi i fundit për ish-kapitenin e Kombëtares erdhi në mars nga Gjermania, ku Tare ka luajtur më parë. Eintrahti i Frankfurit e sheh Taren si njeriun e duhur për t’i besuar të ardhmen e skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




