Udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut iu bashkuan në konferencën tradicionale për shtyp në fund të samitit të Ohrit edhe Bosnja dhe Mali i Zi, por që në këtë takim ishin në cilësinë e vëzhguesve.
Konferenca u rrotuallua rreth deklaratës së Sergei Lavrov. Rama e cilësoi atë peshkaqen të madh të politikës botërore, në grackën e sarkazmës së të cilit ranë shumë peshq të vegjël.
“Nëse ai do ishte mbështetës i Ballkanit të hapur, do ishte këtu, SHBA –BE e mbështesin dhe janë këtu, ai nuk është, këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur dhe këtyre nuk kemi ca i bëjmë, i kemi në ujërat tona, Ballkani i Hapur është për të gjithë njerëzit, të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkanike për të dëmtuar procese është e kollajshme”, tha Rama.
Lavrovin e përgënjeshtroi edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
“Nuk ka qenë asnjë ministër i Jashtëm, askush tjetër. Nuk turpërohem prej marrëdhënieve që kam me Rusinë, por askush tjetër përveç nesh nuk ishte për përgatitjen idesë për Ballkanin, kjo ishte ideja jonë, e njerëzve që kërkojnë të bashkëpunojnë. Ideja e Ballkanit të Hapur është e imja e Zoran Zaev dhe Edi Ramës, askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ne e dimë, ku, çfarë, me kë kemi biseduar. Këtu ka lindur dhe Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit”, tha Vuçiç.
Rama ja përforcoi këtë pohim.
“Ballkani i Hapur lindi si një ide e tre njerëzve, sot nuk është më ideja e tre njerëzve dhe nuk është më një punë e tre njerëzve. Sot, Ballkani i Hapur është i të gjithë njerëzve dhe do të jetë gjithmonë e më shumë i gjithnjë e më shumë njerëzve”, tha ai.
Kryeministri i shpreh se do të dëshironte që nismës t’i bashkoheshin edhe tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që sipas tij, sa më shumë vonohen aq më shumë kohë humbasin.
“Do të dëshiroja të ishim gjashtë dhe dëshiroj të jemi gjashtë, por një gjë është e sigurte. Pikërisht sepse është i njerëzve, i vendeve dhe i të ardhmes, Ballkani i hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kjo mbase është pak por e sigurt dhe kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet dhe kush heziton, thjeshtë është i destinuar të humbasë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.