Gazeta Si – “Shtetet e Bashkuara janë drejtpërdrejt në luftë me Rusinë”. Kështu i është përgjigjur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pyetjes së një gazetari që e ka pyetur për shkallën e përfshirjes së SHBA-së në luftën në Ukrainë.
“Mund ta quani si të doni, por ata janë drejtpërdrejt në luftë me ne. Mund ta quajmë një luftë hibride, por kjo nuk e ndryshon realitetin”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Nju Jork.
“Ata janë në fakt të përfshirë në armiqësi me ne, duke përdorur ukrainasit si ushqim”, – shtoi ai.
Ministri i Jashtëm rus tha se Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe shumë vende të tjera po “bëjnë luftë” kundër Rusisë dhe janë të përfshirë në armiqësi kundër vendit.
“Federata Ruse është e gatshme për negociata paqeje për konfliktin në Ukrainë, por nuk do të shqyrtojë asnjë propozim për armëpushim, sepse Moska tashmë është mashtruar një herë”, – vijoi Lavrov gjatë diskutimit të përgjithshëm politik të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Lidhur me marrëveshjen e re midis SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, ministri i Jashtëm rus nënvizoi se “është e qartë se këto përpjekje kanë në shënjestër Rusinë dhe Kinën” dhe krijojnë një klimë të re shpërthyese të “gjeopolitikës së tensioneve”.
Ndërkohë, Lavrov do të udhëtojë në Phenian të Koresë së Veriut në tetor. Këtë e ka bërë të ditur vetë diplomati I lartë rus, duke shpjeguar se do të nisë negociatat e mëtejshme pas marrëveshjeve të arritura nga presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



