Gazeta Si – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se posedimi i armëve bërthamore mbron Rusinë nga kërcënimet e sigurisë.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton një intervistë të Lavrovit me revistën “International Affairs” në të cilën ai thekson se: “Posedimi i armëve bërthamore në kontekstin e parandalimit, është aktualisht përgjigja e vetme e mundshme e Rusisë ndaj disa kërcënimeve të jashtme të rëndësishme ndaj sigurisë së saj”.
Lavrov kujton se energjia bërthamore “është ekskluzivisht e një natyre mbrojtëse” dhe synon “të garantojë mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit” dhe të parandalojë “agresionin kundër Rusisë dhe aleatëve të saj”.
Gjatë intervistës Lavrov u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s rrezikojnë të përfundojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me fuqitë e tjera bërthamore.
“Ne besojmë se një zhvillim i tillë duhet të parandalohet. Prandaj duhet të kujtojmë ekzistencën e rreziqeve të larta ushtarake dhe politike dhe të dërgojmë sinjale të qarta tek kundërshtarët tanë”.
Muajin e kaluar, ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska mund të përdorë armë bërthamore nëse kundërsulmi i Ukrainës kundër trupave ruse është i suksesshëm.
Nga ana tjetër, Perëndimi po i siguron armë Ukrainës ndërsa trupat ukrainase përpiqen të rimarrin territoret që Rusia aneksoi pas fillmit të luftës në shkurt 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



