Ministri jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ai serb Ivica Daçiç ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të Dinamos së Moskës, ku u zhvillua ndeshja miqësore mes Rusisë dhe Serbisë, që përfundoi me shifrat 4-0 në favor të vendësve.

Kjo ishte ndeshja e parë për përfaqësuesen ruse që nga pezullimi prej mëse dy vitesh që UEFA dhe FIFA i ka dhënë për ndeshjet ndërkombëtare, për shkak të luftës me Ukrainën. Ishte Serbia ajo që mori iniciativën për të zhvilluar këtë ndeshje, ndërkohë që UEFA dhe FIFA nuk reagoi as për ta pezulluar dhe as për ta lejuar.
Sa i përket atmosferës në stadium, gjithçka ka qenë si një festë, ku tifozët serbë dhe rusë kanë kënduar këngën e famshme ‘Katjusha’ gjatë ndeshjes.
Të tjerë tifozë përdorën parrullat: “Rusia dhe Serbia janë vëllezër përgjithmonë!” Edhe ata që qëndruan të heshtur valëvitën me krenari flamujt rus dhe serb së bashku, gjë që vë në dukje se rusët dhe serbët kanë “një ngjyrë-një besim”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




