Bota

Lavrov: Dërgimi i raketave të SHBA-ve në Ukrainë rrit rrezikun e e përfshirjes së një vendi të tretë në luftë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se furnizimi me sisteme të avancuara raketore të SHBA-së në Ukrainë rrit rrezikun e përfshirjes në konflikt të2 një vendi të tretë.

Deklaratat e Lavrov-it erdhën pasi presidenti amerikan, Joe Biden, konfirmoi se do të dërgojë më shumë sisteme raketash artilerie me rreze të mesme dhe të gjata në Ukrainë, si pjesë e një pakete të re armësh që do të zbulohet sot.

Duke folur në një konferencë shtypi në Arabinë Saudite, Lavrov tha gjithashtu se Rusia po përballet me vështirësi në eksportimin e grurit për shkak të sanksioneve kundër anijeve të saj, raporton Reuters.

“Ne kemi lëvizur shpejt për t’i dërguar Ukrainës një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni në mënyrë që ajo të mund të luftojë në fushën e betejës dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave,” shkroi Biden në një artikull-opinion në gazetën “New York Times”.

Në artikull  Biden u shpreh se qëllimi i SHBA-së ishte thjesht të shihte një Ukrainë “demokratike, të pavarur, sovrane”, jo të largonte Putinin nga roli i tij si president rus ose të kërkonte një konflikt më të gjerë me Moskën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë