Nga Federico Giuliani – Historia e tij është sa e veçantë aq edhe unike në lojin e tij. Xizhi Li ishte drejtues i një rrjeti komplotistësh, themeluar dhe menaxhuar prej tij, të cilët pastronin paratë e trafikut të drogës për llogari të organizatave transnacionale, veçanërisht për kartelet e dorgës në Amerikën Latine.
Xizhi, një shtetas kinez i natyralizuar si shtetas amerikan, u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua nga një gjykatë amerikane me 15 vjet burg. Historia e tij bëri fillimisht bujë në vitin 2017, kur teksa gjurmonin trajektoren e parave që buronin nga trafiku i kokainës në Memphis të Tenessit, agjentët e Administratës së Zbatimit të Luftës Drogës (DEA) identifikuan një figurë misterioze që banonte në Meksikë, të cilit “lordët” e drogës i kishin besuan milionat e tyre. Ai quhej Xizhi Li, dhe ishte truri i të gjithë sistemit të pastrimit të parave të tyre.
“Pioneri” Xizhi Li
Xizhi Li, shkruante uebsajti Propublica, ishte pionieri i një metode të re që i pasuroi bosët
e drogës në Amerikën Latine dhe ndoshta edhe një pjesë të elitës aktuale drejtuese në Kinë. Agjentët amerikanë të antidrogës e kuptuan menjëherë gjë.
Pas hetimit të imtësishëm të aktiviteteve të tij në Amerikë dhe Azi, autoritetet e kuptuan se njeriu në fjalë nuk ishte një pastrues i thjeshtë parash, por një novator në këtë fushë. Duke vepruar me mprehtësinë e një financuesi dhe aftësinë e një spiuni, Xizhi kishte ndihmuar në krijimin e një sistemi inovativ, që e revolucionarizoi botën kriminale të drogës duke i kishte forcuar ndjeshëm kartelet e drogës.
Për të realizuar planin e tij, theksoi Departamenti i Drejtësisë në SHBA, Li dhe njerëzit e tij përdorën një kazino të huaj, një kompani fiktive për mbulesë, llogari bankare vendase dhe të huaja (disa prej të cilave u hapën me identitete fiktive), platforma të koduara të komunikimit, dokumente sigurie dhe identitete të rreme.
Li komunikonte direkt me anëtarët e organizatave të trafikut të drogës ose përfaqësuesit e tyre për të marrë “kontrata” që synonin zhvendosjen e të ardhurat nga trafiku i drogës. Pasi sigurohej “kontrata”, grupi kriminal kryente ndërmerrte transaksione financiare, të krijuara për të fshehur burimin e paligjshëm të të ardhurave origjinale, në këmbim të pagesës së komisioneve për amerikano-kinezin.
“Lavatriçja” kineze
Për vite me radhë, kartelet meksikane që furnizojnë tregun amerikan me kokainë, heroinë dhe fentanil kanë kontrabanduar kamionë me para në Meksikë. Atje ata mbështeteshin tek bankat dhe agjencitë e këmbimit valutor për të lëvizur paratë që fitonin brenda sistemit financiar.
Po ashtu punësonin ndërmjetës – shpeshherë specialistë kolumbianë ose libanezë që paguanin deri në 18 cent për 1 dollarë – për të pastruar miliardat e tyre. Megjithatë, këto metoda ishin të kushtueshme, dhe duheshin javë apo edhe muaj për t’u përfunduar.
Për më tepër ato i ekspozonin ndaj një rreziku shumë të madh paratë e grumbulluara. Li kishte krijuar një mënyrë tjetër veprimi. Agjentët e kartelit nisën të transportojnë të ardhurat nga droga në para të thata në disa qytete të Kinës.
Korrierët kinezë që ishin pjesë e rrjetit të krijuar nga Li – pa precedentë penalë dhe të paarmatosur, zakonisht studentë, kamerierë apo shoferë – i merrnin paratë në shkëmbime të shpejta që ndodhnin në motele dhe parkingje.
Sapo merrej në dorëzim dërgesa, të njëjtët korrierë njoftonin bosët e tyre kinezë në Meksikë, të cilët dërgonin po me shpejtësi të njëjtat shuma parash të marra nga njerëzit e tyre në llogaritë bankare të bosëve meksikanë të drogës. Pra “lavatriçja” mbaronte punë sa hap e mbyll sytë.
Më pas Li do të kryente një zinxhir transaksionesh të tjera përmes Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës Latine për të pastruar paratë e krimit. Lidhjet e tij të fuqishme
në nivel ndërkombëtare e bënë të lirë, të shpejtë dhe shumë efikas shërbimin e tij.
Akuzat e SHBA-së
Li dhe bashkëpunëtorët e tij krijuan, të paktën për një fare kohe, një model të ri dhe efektiv
të pastrimit të parave. Megjithatë, autori i sistemit përfundoi në qendër të një hetimi kur u përpoq të korruptonte një zyrtar të Departamentit të Shtetit të SHBA – në të vërtetë një agjent të fshehtë të DEA-s – për të blerë disa pasaporta me vlerë 150.000 dollarë secila.
Autoritetet amerikane zbuluan një lidhje midis Xizhi Li dhe kartelit famëkeq meksikan Sinaloa. Laku nisi të shtrëngohej në vitin 2018, kur hetuesit e Majamit sekuestruan 617.000 dollarë nga një llogari bankare të lidhur me një nga pseudonimet e Li, “Franco Ley Tan”. Zyrat e DEA-s në mbarë botën bashkëpunuan me Interpolin, Komisionin e Inteligjencës Kriminale në Australi, Policinë Federale të Meksikës dhe disa organizata të tjera të zbatimit të ligjit, për të kapur gangsterin kinez.
Ndërsa po hetonin marrëveshjet e ndërlikuara financiare të Li-së, agjentët amerikanë zbuluan prova që sugjeronin se skemat e tij të pastrimit të parave mund të përfshinin edhe zyrtarë të qeverisë kineze dhe elitën drejtuese të Partisë Komuniste Kineze.
Duke pasur parasysh faktin që qeveria kineze e monitoron rreptësisht ekonominë e saj, zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se është e pamundur që Li të lëvizë dhjetëra miliona dollarë midis bankave dhe kompanive kineze pa asnjë lloj ndëshkimi nga autoritet, pra pa marrë një “dritën jeshile” nga lart. Akuza shumë të rënda, por që mbeten ende për t’u provuar. Marre nga: ilgiornale.it/ Pershtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



