Futboll

Lautaro: Për Interin jap gjithnjë 110%, Conte më ka dhënë besim

Edhe pse e ardhmja e tij tek Barcelona nuk është një hipotezë e perënduar, Lautaro Martinez mendon vetëm për Interin. E konfirmon deklarata e tij për mikrofonët e Sky Sport: “Jam një djalosh që lufton gjithnjë, për objektivat e mi, për ato të skuadrës, për lumturinë e tifozëve. Conte më ka dhënë besim: është diçka shumë e rëndësishme e vendimtare, sepse ka punuar mbi mentalitetin e çdokujt prej nesh. E vlerësoj shumë, çdo ditë na përmirëson më shumë”.

Lautaro më pas ka shtuar: “Ndeshja ose goli për zemër? Vështirë, sepse kur zbres në fushë dua të jap maksimumin për të bërë më mirë se herët e tjera. Ndoshta dy golat më të bukur që kam shënuar me Inter kanë qenë ato në Dortmund, por edhe ai në miqësoren me Atletico Madrid në verën e 2018-ës. Mundohem të jap gjithnjë 110% për këtë klub, për gjithë personat që e duan, për fanellën zikaltër”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë