Kënga e famshme “Last Christmas” i grupit “Wham!”rikthehet me një pamje të re për këto festa. Një version i restauruar në 4K i këngës simbol të Krishtlindjeve në vitet ’80, është publikuar në Youtube nga regjisori Andy Morahan.
Video u xhirua në krye të herës në vitin 1984 në një rezort skish zviceran “Saas-Fee” dhe kishte për protagonistë George Michael dhe Andrew Ridgeley, sëbashku me koristet Pepsi e Shirlie, me modelet Kathly Hill, batistin e grupit “Spandau Ballet” Martin Kemp dhe të tjerë miq të grupit. Përveç versionit të restauruar, në kanalin Youtube të grupit është hedhur edhe një video me xhirimet në backstage.
Versioni i ri i “Last Christmas” vjen në momentin e duhur, teksa pritet të dalë filmi komedi me të njëjtin titull , i frymëzuar nga kënga e “Wham!”; film me Emilia Clarke dhe Henry Golding. Kolona zanore e filmit përmban këngë të ndryshme të grupit por edhe të George Michael, mes të cilave “This is How” (We Want You to Get High). / Rollingstone.it
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.