Futboll

Largimi i sigurt, Nejmar po kërkon skuadër dhe rrugët e çojnë në Premier Ligë

Gazeta Si – PSG nuk do të ketë sezonin e ardhshëm disa nga lojtarët më të famshëm të saj. Pas Lionel Mesit, i cili do t’i japë lamtumirën skuadrës parisiene me mbylljen e sezonit, edhe braziliani Nejmar do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas ‘Le Parisien’, sulmuesi është në merkato dhe ai vetë po sheh të gjitha mundësitë për të gjetur skuadrën më të mirë. Pistat më të nxehta janë ato që e çojnë në Premier Ligë, me Çelsin, Mançester Junajtid dhe Njukasëllin që po tentojnë të bëjnë kolpon e verës.

Mançester Junajtid eshte nje nga kandidatet per Nejmar. Gazeta Si, 16 maj 2023

Nejmar ka pasur momente shumë të mira në Paris, por dëmtimet e shpeshta dhe mungesat e gjata kanë ndikuar jo pak. Së fundi erdhën edhe përplasjet me tifozërinë e PSG-së, që nuk e do më brazilianin në skuadër, ashtu si dhe Mesin, Verratin dhe ndonjë tjetër.

Me largimin e yjeve, si Mesi e Nejmar, sulmi i PSG-së mbetet në dorë të Kilian Mbape, i cili do të jetë lideri i vetëm në Paris. Megjithatë, presidentit Al Khelaifi i duhet të bëjë blerje të tjera jo vetëm për sulmin, për të realizuar ëndërrën e madhe të Ligës së Kampionëve, që nuk u arrit dot as me Mesin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë