Motosport

Largimi i Sebastian Vetel, Ferrari gjen zëvendësuesin

Do të jetë Carlos Sainz Junior zëvendësuesi i Sebastian Vettel te Ferrari nga 2021. Në pritje të zyrtarizimit, spanjolli, djali i ish-kampionit të botës të Rally me të cilin ndan edhe emrin, është zgjedhur nga Maranello për të qenë partner i Leclcer. 25 vjeçari nga Madrid do të largohet nga McLaren ku zbarkoi në 2019. Sainz ka debutuar në F1 në 2015 me Toro Rosso përpara se të transferohej tek Renault në 2017. Në total ka garuar në 102 GP.

Në rekordet e tij ka një vend të tretë të arritur në Brazil sezonin e kaluar, kur regjistroi pozicionimin e tij më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm, duke e mbyllur me 96 pikë. Tani Vettel mund të marrë vendin e tij pikërisht tek McLaren.

Sainz është preferuar nga Ferrari përpara Daniel Ricciardo dhe Antonio Giovinazzi, të cilët ishin ndër kandidatët e tjerë për të marrë vendin tek skuderia italiane. Dikush ëndërroi për Hamilton, por Ferrari ka vendosur të përqendrojë gjithçka tek Leclerc, duke evituar të ketë dy pilotë më të mirë në të njëjtën skuderi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë