Florjan Sulejmani është kreu i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ai u prezantua sot nga ministri i Brendshëm Brendshëm Taulant Balla. Kujtojmë se Sulejmani do të zëvendësojë Ardi Veliun.
Gjatë fjalës së tij, Sulejmani tha se nga java e ardhshme, punonjësit e policisë do të plotësojnë një formular, ku do të deklarojnë pasjen akses në aplikacionet SKYecc dhe EncoChat.
“AMP ka nevojë për një ridimensionim në filozofi, profesionalizëm dhe koncept. Është hallkë e rëndësishme e zinxhirit ligjor për të parandaluar përfshirjen e policëve në veprimtari antiligjore. Jam i vendosur për të dënuar çdo punonjës policie, apo të Gardës apo Zjarrfikës, që do të abuzojnë me detyrën apo do të përfshihen në veprimtari të paligjshme dhe do ta zbatoj me prova dhe fakte. Duke filluar nga java e ardhshme, Agjencia do të ndërmarrë veprime ligjore që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në qartësimin e opinioneve dhe përgjegjësisë së punonjësve të policisë. Do të përgatisim një formular, ku çdo punonjës policie do të deklarojë pasjen akses në aplikacionet si sky dhe ecro”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.