Motosport

Lando Norris vendos ‘pole position’ në Spa-Francorchamps

Nga Gazeta Si – Britaniku i Mclaren, Lando Norris do të niset i pari në “Belgian Grand Prix” nga “pole position” që siguroi në Provat Zyrtare. Ky ishte i 13 “pole” në karrierën e Norris që në vijën e parë do të niset përkrah pilotit tjetër të McLaren dhe kryesuesi I klasifikimit të përgjithshë,, Oscar Piastri. Ndërsa Ferrari dhe Charles Leclerc plotësojnë 3 të parët në Spa-Francorchamps. Pas vensoi ritmin në sesionin e parë, Norris u shfaq më mirë se Piastri edhe në segmentin e dytë kualifkues. Paraqitje që e ruajti dhe në sesionin e fundit duke vendsur kohën 1’40”562. E pathyeshme pas provave të Piastri-t që u rendit i dyti vetëm 0.085” pas makinës tjetër “papaya”. Leclerc nga ana e tij bëri një përmirësim të ndjeshëm duke i marrë vetëm në fund vendin e 3, rivalit të Red Bull dhe Kampionit në fuqi, Max Verstappen që plotëson vijën e dytë. Alex Albon impresionoi me vendin e 5 për Williams, përpara Mercedes dhe George Russell në vendin e 6.

Yuki Tsunoda (Red Bull) ndjek në rradhën e katërt që plotësohet nga Isack Hadjar i ndjekur nga Liam Lawson në vendin e 9, përpara Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-s që plotësoi rradhën e 5. Pavarësisht një paraqitjeje positive në Sprint, binomi i Haas, Esteban Ocon dhe Ollie Bearman u eleminuan në sesionin e dytë dhe do nisen nga vendet 11-12 përpara Alpine dhe Pierre Gasly në të 13. Pas podiumit të parë në Silverstone, Nico Hulkenberg u rendit në vendin e 14 ndërsa Carlos Sainz e ndoqi në të 15. Drama nuk mungoi që në sesionin e parë kur Leëis Hamilton pa ti fshihej koha më e shpejtë që e detyroi të pranonte vendin e 16. Pas tij do të niset argjentinasi i Alpine,  Franco Colapinto ndjekur nga Mercedesi i Kimi Antonelli-t në vendin e 18. Prova Zyrtare të vështira për Aston Martin që me Fernando Alonso-n dhe Lance Stroll do të plotësojë rradhën e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë