Motosport

Lando Norris shpallet Kampion Bote në Formula 1

Nga Gazeta Si – Piloti britanik i McLaren fitoi titullin e parë në karrierë duke i dhënë fund hegjemonisë Verstappen në Botërorin e shpejtësisë së pastër.

Katër herë kampioni i Red Bull, fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t, përpara Oscar Piastri-t dhe Lando Norris.

Por fitorja e garës së fundit nuk mjaftoi për tulipanin që e mbylli sezonin me 421 pikë, 2 më pas se Kampioni i ri, Norris.

Norris nisi garën për titull nga vendi i dytë mes rivalit të Red Bull, Verstappen, dhe “shokut” të skuadrës”, Piastri, duke ditur se përfundimi në tre vendet e para do ti mjaftonte për të siguruar kurorën e vitit 2025.

Një lëvizje e guximshme e Piastri-t e zbriti Norris në vendin e 3 në xhiron e parë, përpara se Charles Leclerc (Ferrari) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull) të vendosnin britanikun nën presion.

Megjithatë, Norris u përball me gjithçka që iu hodh përpara për të kaluar vijën e finishit në vendin e 3 dhe për të fituar titullin përballë Verstappen dhe Piastri-t, të cilët zhvilluan garë pa gabime për vendin e pare dhe të dytë.

Në fund, ishin vetëm dy pikët që ndanë Norris dhe Verstappen në krye të renditjes së pilotëve, duke marrë parasysh ndryshimin prej 10 pikësh në “Yas Marina Circuit”. Australiani Piastri u rendit në vendin e tretë me 11 pikë më pak se Norris.

Një Leclerc i motivuar përfundoi i 4, rreth 7 sekonda pas Norris, i ndjekur nga Mercedes i George Russell, Aston Martin i Fernando Alonso-s, dhe makinat Haas dhe Ferrari (që u përplasën mes tyre) të Esteban Ocon dhe Lewis Hamilton.

Përveç rekuperimit të Hamilton, Nico Hulkenberg (Kick Sauber) arriti të përmirësonte pozicionet për të mbyllur garën e 250-të në vendin e 9. Ndërsa pavarësisht një dënimi për drejtim të parregullt, Lance Stroll mori pikën e fundit në vendin e 10.

  • Tituj kampionë në Formula 1

7 – Michael Schumacher
Lewis Hamilton

5 – Juan Manuel Fangio

4 – Alain Prost
Sebastian Vettel
Max Verstappen

3 – Jack Brabham
Jackie Stewart
Niki Lauda
Nelson Piquet
Ayrton Senna

2 – Graham Hill
Jim Clark
Emerson Fittipaldi
Mika Häkkinen
Fernando Alonso

1 – Giuseppe Farina
Mike Hawthorn
Phil Hill
John Surtees
Denny Hulme
Jochen Rindt
James Hunt
Mario Andretti
Jody Scheckter
Alan Jones
Keke Rosberg
Nigel Mansell
Damon Hill
Jacques Villeneuve
Kimi Räikkönen
Jenson Button
Nico Rosberg
Lando Norris


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë