Britaniku i Mclaren, Lando Norris vendosi “pole position” (i 10 në karrierë) për Garën e hapjes së sezonit të Formula 1 në “Australian Grand Prix”. Piloti i McLaren la pas shokun e skuadrës, vendasin Oscar Piastri me 0.084” duke siguruar rradhën e parë të nisjes për skuadrën kampione në fuqi.
Max Verstappen krijoi iluzionet e para në startin e sesionit të 3 kualifikues por Oscar Piastri e theu kohën e holandezit me 4 të dhjetat.
Mirëpo australiani nuk e mbajti për një kohë të gjatë vendin e parë për shkak të kohës që Norris vendosi me xhiron e tij, 1’15”.096. Verstappen u detyruar të pranojë vendin e tretë por piloti i Red Bull duket gati për të rivalizuar McLaren.

George Russell e vendosi makinën Mercedes përpara Yuki Tsunoda-s në bordin e Racing Bulls. Alex Albon dhe Williams u rendit në vendin e 6 duke fituar duelin e parë me Carlos Sainz dhe lënë binomin e Ferrari-t, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në rradhën e katërt të nisjes.
Pierre Gasly siguroi një vend mes 10 të parëve për Alpine i ndjekur nga Carlos Sainz dhe Williams që plotësuan rradhën e pestë. Aston Martin pësoi një eleminim të dyfishtë në sesionin e dytë dhe për rrjedhojë Fernando Alonso dhe Lance Stroll do të nisen nga vendet 12 dhe 13 respektivisht. Debutuesi Kimi Antonelli nuk e renditi më lart se vendi i 16 Mercedes-in që trashëgoi nga Hamilton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.