Motosport

Lando Norris më i shpejti në ditën e parë të testeve, befason Ferrari

Gazeta Si – Testet para-sezonale të Formulës 1 që kanë nisur në Barcelonë kanë dhënë disa sinjale për Botërorin që pritet të nisë në mars. Më i shpejti në ditën e parë ishte Lando Norris i MekLaren, me kohën 1:19.568, me goma të buta. Pas tij dy makinat Ferrari të Leklerk dhe Saiz. Rasëll dhe Hemilton në vendet 4 dhe 5, ndërsa Vershtapen i 9-ti.

Në Montmelò skenën e morën dy Ferrarit, edhe pse dolën pas Lando Norrisit. Leklerk regjistroi kohën 1:20.165, kurse Sainz kohën 1:20.416. Francezi bëri 80 xhiro, kurse shoku i tij i skuadrës 73. Debutimi i modelit F1-75 sështë dukur pozitiv dhe skuderia nga Maranelo mund të ketë pritshmëri të larta në Botërorin 2022.

Renditja gjatë testeve të ditës së parë. Gazeta Si, 23 shkurt 2022

Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hemilton, të dy me goma C3, arritën respektivisht kohët 1:20.784 dhe 1:20.929. Modeli W13 i Mercedesit, duke parë këto teste, ndoshta ka ende punë për të bërë nga pikëpamja e bilancimit.

Kampioni i botës, Maks Vershtapen, e mbylli ditën në vend të 9-të, pas Fetelit (Aston Martin), Tsunodas (Alpha Tauri) dhe Alonsos (Alpine), me kohën 1:22.246, por përdori gjithë kohën goma të forta C2. Dhe u bënë plot 147 nga RB18, që i mahniti të gjithë për formën e saj. Valteri Botas (Alfa Romeo) kompletoi 10-shen më të mirë të ditës së parë të testeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë