Makina

Land Rover Defender një alfa akoma në beta

Nga Hanahh Elliott* – Disa orë pasi kalonim makinën përmes nxehtësisë marramendëse të shkretëtirës së Kalifornisë, bëmë ndalesën e parë. Sapo kisha parkuar Land Rover Defender 110 në anën e një dune me rërë, pa menduar se mund të kishte ndonjë kërcënim të mundshëm, një nga shokët e mi u bllokua aq shumë sa nuk mund të hapte as derën e makinës së tij. Këtu filloi “lufta” jonë që zgjati jo pak kohë derisa arritëm ta nxirrnim nga rëra.
Magjepsja nga Land Rover fillon në vitin 1948, kur fermerët, gjuetarët dhe eksploruesit britanikë ranë dakort se udhëtimet me të janë praktike dhe mund të udhëtosh pa frikë. 
Në vitin 1983, doli një 110 dhe në 1990 u riemërua si “defender”. Shitjet në SHBA filluan në 1992 por u ndërprenë nga 1997 për shkak të udhëzimeve gjithnjë e më të rrepta.
Që nga ajo kohë, shitjet e saj janë rritur në 70% në Amerikë.
Land Rover Defender 110 e bëri debutimin e tij vitin e kaluar në shfaqjen motorike të Frankfurtit dhe klientët filluan t’i marrin ato në qershor.
Pasi provova ‘guximin’ e saj në shkretëtirë në tetor, mund të konfirmoj që Defender bashkon ADN-në e fortë të historisë së saj 72-vjeçare me etosin e automjetit si pajisje që dominon kulturën e makinave sot. Me 7 modalitete terreni, 11 variante dhe më shumë se 170 pajisje shtesë siguron një udhëtim perfekt. Defender është lehtësisht opsioni kryesor për ata që duan të lënë një trashëgimi për pasardhësit e tyre.

Ka dy motorë të disponueshëm (inline-katër ose inline-six) dhe dy fuqi lëvizëse (me turbo ose me turbo me mbushje elektrike), me deri në 395 kuaj fuqi, sendile për pesë deri në shtatë persona. Ajo mund të mbajë afërsisht 900 kilogramë dhe mund të tërheqë deri në 3700 kilogramë, shifra këto që është e pamundur të arrihen.
Kam lëvizur në gurë, pluhur, zhavorr apo përroj të thatë dhe makina ime mbeti ashtu siç ishte, madje për asnjë moment nuk më prishi qetësinë e udhëtimit.
Unë mendoj se çmimi është i arsyeshëm për aq kohë sa të ofron komoditet dhe siguri.
Brendësia është një tjetër plus që ka kjo makinë me lëkurën e butë Windsor dhe një tekstil të përizer me 30% lesh.

Përvoja ime vërtetoi se sado e egër të duket nga jashtë, ajo është një makinë jo aq e egër.
Shqetësimi më i madh është elektronika. Pronarët e rinj janë ankuar për anomali të vogla, por të bezdisshme: një orë që funksionon vetëm me ndërprerje, mosfunksionim i hyrjes pa çelës, parregullsi me sistemin e informacionit apo dhe funksionim i dobët i derës së pasme.
Megjithëse nuk vura në dukje ndonjë problem me elektronikën ose teknologjinë në drejtimin tim në shkretëtirë, raportet që kam dëgjuar për gabimet në kompjuter tregojnë se egziston diçka e tillë. Kur e pyeta kompaninë për këto probleme më pas, ajo u përgjigj se azhurnimet korrigjuese të softuerit janë “normalja e re” në biznesin e automjeteve. Pra, pavarësisht të gjithave, alfa në Land Rover defender është akoma beta.
Burimi: Bloomberg. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë