Nga Gazeta ‘SI’- Në sallën e Teatrit e Operas dhe Baletit janë mbajtur homazhet në nder të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.
Familjarë, të afërm, dashamirës, krerët më të larta të shtetit, politikës e diplomatë i dhanë sot lamtumirën ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova sot janë në zi kombëtare.
Homazhet nisën nga ora 09.00. Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar është vendosur në skenën e TKOB ndërsa në sfond përpos muzikës funebre, u lexuan edhe poezitë e Kadaresë.
Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më gjenialë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut. Kadare pësoi "arrest kardio-respirator", në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.
Dhimbja është e madhe për bashkëshorten Helena Kadare, dhe dy bijat Gresa dhe Besjana. Të veshura me të zeza, të treja presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh por edhe qytetarësh të thjeshtë. Ndërkohë pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një fotografi e madhe e Ismail Kaderesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.