Personazhi dhe pronari legjendar në F1, Eddie Jordan, u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. I lindur në Dublin të Irlandës, ai ishte sinonim i motorsportit, të cilin e filloi si garues për tu shndërruar më pas në një pronar. Pas timonit në vitet ’70 dhe fillimet e dekadës pasardhëse, Jordan garoi në “Irish Kart Championship” përpara se të kalonte në Formula Ford, Formula 3 dhe Formula 2.

Gjithashtu mori pjesë edhe në prestigjiozen “24 Hours of Le Mans”. Nga fundi i viteve ‘70s, Jordan themeloi skuadrën e tij me të cilën u fut në Formula 1 në vitin 1991. Ai do të mbahet mend si njeriu që i dha mundësinë Michael Schumacher të debutonte në botërorin e vitit ’91 ashtu si Rubens Barrichello, Martin Brundle, Damon Hill dhe Jean Alesi – që garuan për vite me rradhë për të.

Hill realizoi të parën fitore për Jordan gjatë një gare dramatike nën shi në “1998 Belgian Grand Prix”, ndërsa shoku i skuadrës, Ralf Schumacher e ndoqi në vendin e dytë për një rezultat historik. Jordan fitoi më pas me Heinz-Harald Frentzen në vitin 1999, përpara se Giancarlo Fisichella të siguronte fitoren e 4 dhe të fundit në kaotikun “2003 Brazilian Grand Prix”.

Jordan e shiti skuadrën në fillimin e vitit 2005 (ajo sot njihet si Aston Martin) dhe iu përkushtua analizave të motorsport duke filluar nga BBC në vitin 2009. Periudhën e fundit shërbeu si menaxher i Adrian Newey-t duke ndihmuar në transferimin e tij nga Red Bull te Aston Martin.

Në të njëjtën kohë të dy kishin interesa edhe në garat sportive në. Eddie ishte protagonist i një Epoke në Formula 1 dhe do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.