Gazeta Si – Nder! Privilegj! Frymëzim! Janë këto reagimet e atyre që kanë qenë bashkudhëtarë me Roxher Feder, tenistin e madh që njoftoi tërheqjen një ditë më parë.
E gjithë bota e tenisit, organizatorët a turneve dhe ish-kolegë kanë reaguar në profilet e tyre, duke nderuar figurën e Federerit, një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.
Mes tyre është edhe Serena Uilliams, e cila ka reaguar me një batutë: “Mirë se erdhe në klubin e pensionistëve”, – ka shkruar kampionja amerikane, e cila gjithashtu ka mbyllur karrierën e saj pas US Open.
“Do doja të gjeja mënyrën e duhur për të thënë se cili ke qenë. Të kam respektuar dhe admiruar gjithmonë. Rrugëtimet tona kanë qenë gjithmonë të ngjashëm dhe gati të barabartë.
Ke frymëzuar miliona persona, duke përfshirë edhe mua. Nuk do të harroj kurrë. Të përshëndes dhe pres me ankth të mësoj çfarë do të bësh në të ardhmen. Mirë se erdhe në klubin e pensionistëve dhe faleminderit për çfarë ke qenë!”, – shkruan Serena Uilliams në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.