Taksa

Lame: Po konsiderojmë uljen e taksës për shitjen e pronave. Norma 15% lë hapësirë për evazion

Nga Gazeta ‘SI’ – Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar se qeveria po konsideron uljen e normës së taksës për shitjen e pronave, për të shmanguar abuzimet në këtë fushë.

Në një prezantim për median, ai tha se norma aktuale prej 15% nxit qytetarët të abuzojnë.

” O kali o mbreti! Gjenden mënyra evazive për tu shmangur ose ulin artificialisht çmimin e pronës. Nuk mund të them deri sa ulet, por nmëse shkon 6% ata do ta paguajnë”, – u shpreh Lame.

Taksa e tatim-fitimit të pronës bëhet mbi diferencën e shumës së blerë dhe të shitur. Kur prona është rivlerësuar, merret vlera më e madhe në shitje pse vlerësim.

Në të njëjtin komunikim, kreu i Kadastrës tha se “më në fund po mbyllet kazani i legalizimeve” dhe se ka mbaruar pjesa më e madhe e tyre.

Për të gjithë 2022-shin, Lame tha se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët. Ka një rënie të shërbimeve krahasuar me vitin 2021, ku u regjistruan 1.5 mln shërbime.

Kjo rënie sipas Lames është pozitive, pasi në vitin 2021 me miratimin e ligjit 20/20 për regjistrimin e pronave. Kjo rënie e shërbimeve sipas Lames tregon që problemet me pronat janë ulur, por në vitin 2020 kur u miratua ligji pati një bum shërbimesh pasi u nxorën në pah të gjitha problemet me pronat dhe qytetarët bënë kërkesat për regjistrim.

Ai shtoi se vitin e kaluar janë dhënë 20 mijë legalizime. Sipas Lames, shumë shpejt do të përfundojë edhe problemi me legalizimet. Në total ndër vite janë kryer  244 mijë legalizime. Gjithashtu gjatë vitit 2022 janë dhënë 18 mijë certifikata toke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë