Futboll

Lajmi i trishtë për Rafael Duamenën pasqyrohet në gjithë mediet botërore

Gazeta Si – Ngjarja që ndodhi sot në Rrogozhinë, ku humbi jetën ganezi i Egnatias, Rafael Duamena, është pasqyruar menjëherë në gjithë mediet sportive botërore. Pasqyrim më të gjerë ky lajm ka gjetur në Spanjë për vetë faktin se aty ka luajtur me Levanten dhe Real Zaragozën.

‘Marca’ i ka kushtuar një artikull të plotë ngjarjes tragjike, duke sjellë në vëmendje gjithë problematikën e sulmuesit, që numëron edhe 8 ndeshje me kombëtaren ganeze. Klubet e Levantes dhe Zaragozës kanë publikuar në kanalet e tyre në rrjetet sociale mesazhin e ngushëllimit të rastit.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediet e tjera. Në Itali kanë sjellë në vëmendje miqësoren që Egnatia luajti në verë ndaj Interit, ku Duamena kishte shënuar për skuadrën rrogozhinase.

Mediet austriake po ashtu kanë pasqyruar lajmin, pasi edhe në këtë vend 28-vjeçari kishte pasur eksperienca me disa skuadra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë