Motosport

Lajmet që mbizotëruan pjesën e parë të sezonit në Formula 1

Nga Gazeta Si – Ishte një pjesë e parë me ngjarje të shumta në Formula 1, ndryshime pilotësh, përplasjesh në pista, rezultate befasuese dhe drama jashtë piste. Për më shumë sjellim 5 lajmet që bënë më shumë bujë në Formula 1…

Red Bull ndërron pilotët pas dy garave të para
Liam Lawson u promovua nga Red Bull Racing kur mori vendin e Sergio Perez përkrah Max Verstappen. Por pas Australisë dhe Kinës, Red Bull vendos të kthejë Lawson te Racing Bulls dhe të marrë Yuki Tsunoda-n nga skuadra simotër.

Oakes dhe Horner humbën pozicionet e punës
Doohan u deklasua nga pilot titullar në rezervë tek Alpine pas Miami Grand Prix. Ollie Oakes që u bashkua me skuadrën në Korrik 2024, dha drëheqjen me efekt të menjëhersshëm, disa ditë më pas. Një tjetër tërmet në cirkuit u shkaktua kur Red Bull konfirmoi largimin e Christian Horner dhe zëvendësimin e tij me kolegun e Racing Bulls, Laurent Mekies.

Podiumi i parë në karrierën e Hulkenberg
“British Grand Prix” këtë vit do të mbahet mend jo vetëm për fitoren e parë të Lando Norris në shtëpi, por edhe për podiumin e parë në karrierën e Nico Hulkenberg në F1 – gjermani e bëri diçka të tillë në garën e 239.

Sezon i paqartë nga Verstappen dhe Russell
Katër herë kampioni në fuqi konfirmoi të ardhmen te Red Bull (kontrata skadon në 2028) vetëm pas garës së Hungarisë. E njëjta gjë edhe për Russell që pas konfirmimit të qëndrimit të holandezit te Red Bull, duket se do të vazhdojë garojë përkrah Antonellit te Mercedes.

Komenti i Hamilton për ndryshimin e pilotëve
Britaniku i befasoi të gjithë kur i zhgënjyer përpara pushimeve, u shfaq kritik për veten duke thënë – “Jam i panevojshëm, absolutisht i panevojshëm. Skuadra nuk ka probleme, madje është në ‘pole’. Ndaj mund të jetë i nevojshëm ndryshimi i pilotëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë