Ne rrjet

Lajme shkurt nga Bota

“Mos u bëj budalla!” Erdogan hedh në kosh letrën e Trump

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e hodhi në koshin e mbeturinave letrën e presidentit amerikan Donald Trump, raporton sot BBC.

Në letrën e datës 9 tetor, e dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, Trump i shkrunte Erdoganot, duke i thënë: "Mos u bëj lider i ashpër. Mos u bëj budalla!"

Presidenti Trump po i kërkonte Turqisë të mos niste një ofensivë ushtarake kundër forcave kurde në veri të Sirisë, por presidenti Erdogan e injoroi këtë kërkesë, duke e hedhur këtë letër në kosh.

Zëvëndëspresidenti Mike Pence ndodhet në Ankara për t’i bërë presion Turqisë për armëpushim.

SHBA është përballur me kritika të forta për tërheqjen e trupave, pasi kritikët thonë se kjo lëvizje i dha Turqisë dritën e gjelbër për të filluar sulimin ushtarak ndaj kurdëve.

Ka frikë se destabilizimi i Sirisë veriore mund të çojë në një ringjallje xhihadiste.

Në letrën e tij drejtuar Presidentit Erdogan, Trump i kërkonte qeverisë turke të arrinte një marrëveshje të mirë me kurdët.

“Nuk do të dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke”, shkruan presidenti.

Burimet pranë presidencës turke i thanë BBC se Presidenti Erdogan e lexoi letrën dhe e futi në kosh.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, Gazeta Si, tetor 2019

Conte i kërkon Erdoganit të tërhiqet nga Siria

Duke mbërritur në samitin e lidervë të BE-së, Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte tha se ai kishte patue një telefonatë të tensionuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më herët.

"Unë përsërita kërkesën time të fortë dhe të palëkundur për të ndaluar këtë iniciativë ushtarake dhe i kërkova nga ai që të tërhiqte trupat nga Siria ," u tha ai gazetarëve.

"Ne nuk besojmë se kjo është një zgjidhje, por një iniciativë që rrezikon të destabilizojë më tej një komunitet dhe një territor tashmë të provuar rëndë", tha ai, duke shtuar se një numër i lartë i refugjatëve priteshin të mbërrinin në BE.

Por Conte nuk komentoi as Brexit dhe as hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Katalonjës kërkon ndaljen e dhunës në protesta

Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat kanë paralizuar Barcelonën për të tretën ditë radhazi.
“Ne dënojmë dhunën. Nuk ka as arsye dhe as arsyetim për djegien e makinave dhe veprime tjera shkatërruese”, ka thënë Torra.
Protestat e ashpra vijnë pasi të hënën janë dënuar me burgim nëntë liderë separatistë, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Katalonjës.
Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është cuar përpara gjykatës.
Junqueras është dënuar me 13 vite burg për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Ndërkohë liderët pro-demokracisë, që kontrollojnë qeverinë rajonale të Katalonjës, ka thënë më herët se do ta shtyjnë përpra idenë e një referendumi të ri për ndarje nga Spanja.

Gordon Sondland, Gazeta Si, 17 tetor 2019

Ambasadori amerikan në BE dëshmon në hetimet për shkarkimin Trump

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland është zyrtari i radhës që do të dëshmojë përpara Kongresit Amerikan, për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse bisedimet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kanë qenë të rregullta, apo përbëjnë abuzim me pushtetin.
Sondland dhe avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, kanë qenë të përfshirë në bisedimet e zhvilluara me liderin ukrainas, të cilit i ofrohej një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, nëse hetonte kundërshtarin politik të Trumpit, ish nën-presidentin Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.
Dëshmia e tij ka fituar vëmendje që kur demokratët kanë publikuar disa biseda të Sondlandit me të dërguarin e posaçëm në Ukrainë, Kurt Volker, ku diskutonin rreth vizitës së mundshme të presidentit ukrainas në Uashington.
“Sondland është konsinderuar si rrezik i mundshëm për sigurinë kombëtare për shkak të mungesës së përvojës dhe naivitetit”, ka shkruar e përditshmja amerikane, The New York Times, duke cituar atë që ka treguar ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për politikë të jashtme, Fiona Hill, në dëshminë që ka dhënë në kuadër të hetimeve për shkarkim të Trumpit dy ditë më parë.

Peter Handke, Gazeta Si, 17 tetor 2019

Akademia suedeze mbron vendimin për shkrimtarin Peter Handke

Akademia Suedeze ka mbrojtur vendimin e saj, për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, duke shtuar se ai bëri deklarata pro Serbisë, por nuk e mbështeti gjakderdhjen.
Përzgjedhja eHandken ka ngjallur shumë kritika, duke përfshirë të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës në 1995
Handke gjithashtu mbështeti liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët janë të dënuar për gjenocid në Srebrenicë.
Në një tekst në gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, pranoi që Handke ka bërë "komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike", por se këto nuk lidhen me karrirën e tij si shkrimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë