Një nga dilemat në gatim është se a duhet të lahet orizi para se të gatuhet?
Nutricionistja e njohur indiane Rujuta Diwekar tregon se larja e e orizit para gatimit në të vërtetë asimilon cilësitë e tij ushqyese, që do të thotë se ndihmon traktin gastrointestinal të thithë më mirë vitaminat dhe mineralet nga orizi, gatuhet më shpejt dhe ruan aromën.
Nutricionistja Shonali Sabherwal, e cilësuar si më e mirë nga “Vogue India” tregon se larja e orizit para gatimit largon acidin fitik i cili është i dëmshëm pasi ai thith mineralet thelbësore dhe i nxjerr ato nga trupi i njeriut.
Sabherwal tha se ato që nuk hanë dot produkte që kanë acid fitik për shembull, nuk kanë nevojë të heqin dorë nga i gjithë produkti kur mund të përdorin metoda të tilla siç është larja para gatimit.
Bazuar në cilësinë dhe llojin e orizit ka një kohë për çdo lloj orizi ku ai normali, i bardhi që konsumojnë pjesa më e madhe, do që të rrije rreth 15 minuta në ujë para se të gatuhet.
Në mënyrë kulinare dhe ushqyese, argumentet sigurisht që janë në favor të këtij veprimi shtesë kështu që lani orizin para gatimit që të merrni lëndë ushqyese dhe minerale.
Burimi: Huffington Post. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



