Nga Gazeta ‘Si’-Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ai ka shkruar për takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.
Thanks for the invitation @StateEUR O’Brien and DAS Kasanof! Enjoyed our wide ranging discussion tonight. Grateful for the strong 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans. pic.twitter.com/3pgeMrDPJ2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025
“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin.
Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai.
Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut. Ai do të jetë në postin e lehtësuesit në dialogun Kosovë-Serbi deri në fund të janarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.