Kosova

Lajçak ‘ngujohet’ në SHBA për Kosovën: Zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale amerikane

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar në Bruksel mbi rezultatet e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përtej Atlantikut, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak që është edhe përgjegjësi për zhvillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është “ngujuar” prej katër ditësh Uashington.

Misioni i Lajçak, siç e njofton edhe ai vetë është gjetja e një rrugë të përbashkët mes BE-së dhe SHBA-ve për zgjidhjen e krizës së krijuar në veri të Kosovës dhe për vijimin e dialogut.

Ai është takuar me zyrtarë të lartë gjatë këtyre katër ditëve me nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland; dy senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen; ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Ëallander; me nënsekretarin amerikan të Shtetit Derek Chollet; me nënsekretaren e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo.

Ky tur i Lajçak ngjan si enigmatik, pasi ende nuk dihet se çfarë po synon të arrijë i dërguari i Brukselit në SHBA.

“Një zgjidhje duhet të gjendet deri në fund të vitit, përpara se votimeve presidenciale në SHBA në 2024 dhe zgjedhjet në Evropë të largojnë vëmendjen, tha i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak  të martën.

“Ne ose duhet të biem rënë dakord për zgjidhje, ose kemi konfrontim dhe veprime të njëanshme nga të dyja palët”, tha Lajçak. Ndërsa sipas Euractiv, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje ndëshkimet do të jenë serioze dhe ato peshojnë më shumë ndaj  Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë