I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian, dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Lajçak tha se “nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.”
Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”.
Sipas tij, takimi në Ohër synon që të pajtohen për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje aq të madhe nga BE-ja sa anjë më parë.
Miroslav Lajçak që dje ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ka zhvilluar takime edhe me një pjesë të opozitës atje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




